in

Në dramën e refugjatëve, Merkel troket në derën e Putinit

Redaktori i FOCUS, Matthias Hochstätter, nga gjermanishtja Sherif Ramabaja

Diktatorët e Evropës Lindore e kanë vënë BE-në në një pozitë të vështirë në kufirin e saj lindor. Lufta që Lukashenko po bën me emigrantët, godet zemrën e Evropës së begatë në perëndim të Bjellorusisë. Por ka opsione për BE-në që të na nxjerrin nga kriza. Megjithatë, asnjë nga këto nuk është i pastër. Këtë e di edhe Angela Merkel.

 

Një plejadë e jashtëzakonshme: diktatori i një vendi në zhvillim të Evropës Lindore, me vetëm nëntë milionë banorë të skllavëruar, po shantazhon aktualisht komunitetin e pasur të vlerave të Bashkimit Evropian. Leva e tij: refugjatët nga Lindja e Mesme.

Alexander Lukashenko dhe vëllai i tij i madh Vladimir Putin nga Rusia e ftohtë, e dinë saktësisht se si ta dëmtojnë BE-në, përkatësisht me

  • njerëzit e varfër: Këtu i shërbet frikës së gjermanëve apo francezëve të pasur që kanë frikë për sistemet e tyre sociale. Në fakt, njerëzit e pakualifikuar ose të patrajnuar kryesisht, ikin nëpër pyll në këmbë.
  • Të huajt: Frika nga të huajt, ksenofobia, qëndron thellë te njerëzit evropianë dhe ushqen partitë ekstremiste të krahut të djathtë që tregojnë për rritjen e krimit dhe infiltrimit të saj nga të huajt.
  • Populli musliman: Është e mundur që në turmën e refugjatëve fshihen edhe terroristë islamikë. Përvoja me sulmet terroriste të kaluara e mbështet këtë shqetësim.
  • Drama e refugjatëve: e krijuar në mënyrë cinike dhe të zgjuar nga Lukashenko dhe Putin

 

  • Që nga viti 2015, pas krizës në Siri, Lukashenko dhe Putin kanë mundur të studiojnë në detaje se si migrimi po destabilizon shtetet e BE-së. Në shtetin më të pasur të BE-së, Gjermaninë, fraksioni qeverisës CDU / CSU pothuajse u shpërbë dhe ekstremistët i djathtë AfD ishte në gjendje të shtohej. Gjithashtu në Itali , Greqi , Francë , Austri, Danimarkë apo Holandë Populistët e djathtë po thithin mjaltë nga lëvizjet migratore të viteve të fundit dhe po e bëjnë të vështirë formimin e koalicioneve dhe qeverive. Çështja e azilit ishte gjithashtu një argument me peshë për mbështetësit e Brexit në ishull për t’u shkëputur nga BE. Dhe të gjitha shoqëritë në BE duhej të bënin pyetjen morale nëse dikush thjesht mund të shikojë pa ngritur gishtin teksa njerëzit mbyten në Detin Mesdhe – pikërisht përballë plazheve tona të pushimeve.
  • Tani emigrantë të varfër, myslimanë dhe kryesisht të rinj meshkuj po mblidhen para kufirit lindor të BE-së. Mijëra linja ajrore të Lukashenkos, Erdoganit dhe Putinit kanë transportuar njerëz në Minsk për t’i çuar më pas në portat e Bashkimit Evropian.

I projektuar në mënyrë cinike dhe me zgjuarsi nga Lukashenko dhe Putin. Dhe tani këta pushtetarë antidemokratikë po shpojnë thellë dhe me kënaqësi në plagët e Perëndimit:

  • Ambasadori rus i OKB-së Vasily Nebensja tha të martën në një takim të Këshillit të Sigurimit të OKB-së: “Pra, kush është duke shkaktuar këtë krizë, duke ndërtuar gardhe të telave me gjemba dhe përqëndron trupat në kufi?” BE-ja nuk dëshiron të pranojë emigrantët, ajo është shkaktari ” është koha që të ndalojmë së ngarkuari me faj të tjerët tha ai”.
  • Ndërkohë, diktatori bjellorus Lukashenko ofendoi BE-në: “Dhe ju bastardë, të çmendur, dëshironi që unë t’ju mbroj nga emigrantët?”, tha ai në televizionin bjellorus të martën. Shtetet perëndimore, veçanërisht SHBA, do të kanë bërë luftë në vende si Afganistani dhe Iraku . Njerëzit atje nuk kanë më mjete jetese dhe tani përdornin rrugë të ndryshme për në Evropë për të krijuar një perspektivë vazhdoi Lukashenko.

Ndërkohë, BE-ja po mbyllet në vetvete. Lukashenko nuk ka asnjë arsye për të “mbrojtur” BE-në nga emigrantët, dhe Putini sigurisht që jo se jo. Dhe Erdogan vetëm për aq kohë sa miliarda dollarë transferohen nga Brukseli në Ankara. Për sa kohë që ato ndalojnë rrjedhën, Greqia dhe Bullgaria duhet të luajnë “mburojën mbrojtëse të Evropës”, siç tha presidentja e Komisionit të BE-së Ursula von der Leyen në 2020. Tani ajo i kërkoi Lukashenkos t’i jepte fund “instrumentalizimit cinik të emigrantëve për qëllime politike”. Por pse duhet ta bëjë këtë? Dhe çfarë po bën BE-ja tani kundër cinikëve të tillë që nuk i përmbahen moralit dhe zakoneve diplomatike të duruara?

E dënueshme? Gjermania ka marrëdhënie të suksesshme edhe me diktatura të tjera

Opsionet e mëposhtme janë të disponueshme për BE-në:

  • Lejimi i emigrantëve për të hyrë në BE: BE -ja aktualisht nuk e sheh veten në një pozicion për procedura të mëtejshme masive të azilit. Ekziston gjithashtu frika se të gjitha digat do të prishen më pas: 800,000 refugjatë të tjerë sirianë jetojnë në Liban dhe katër milionë në Turqi . Nëse Polonia do të lejonte agjencinë e mbrojtjes së kufijve të BE-së, Frontex ose Europol, të hynte në vend, kthimet nuk do të ishin më të mundshme. Do të fillonin procedurat e azilit. Anëtarët e BE-së atëherë do të duhet të përballen me probleme të ngjashme dhe trazira socio-politike si pas vitit 2015. A mund ta bëjmë këtë?
  • Shtrëngoni sanksionet kundër Bjellorusisë: Lukashenkos vështirë se do t’i bënte përshtypje kjo, sepse Putini, i cili është gjithashtu në rubinetin evropian të gazit, vazhdon ta mbështesë atë. Lukashenko nuk ka qenë kurrë i interesuar për mirëqenjen ekonomike të popullsisë së tij.
  • Sanksionet kundër linjave ajrore:
  • Kjo mund të jetë një shembull nëse Turkish Airlines, FlyDubai ose Aeroflot do të goditeshin nga një ndalim i uljes dhe ngritjes në mbarë BE-në. Por ndoshta do të gjendeshin linja të tjera ajrore të dyshimta, ato do të bënin duke riemërtuar avionët ose duke përdorur avionë mallrash dhe ushtarakë.
  • Për të mbështetur Poloninë dhe shtetet baltike në mbrojtjen e kufirit:
  • Është rreth 900 kilometra vijë kufitare midis Bjellorusisë dhe BE-së – pak e populluar, kryesisht e pyllëzuar. Jo një përpjekje e pashpresë, por një përpjekje e mundimshme. Megjithatë, qeveritë e shteteve të BE-së do të duhet të durojnë fotografitë e refugjatëve që po kampojnë në të ftohtë dhe t’u bëhen pyetje për moralin dhe keqardhjen. Bjellorusia aktualisht është përgjegjëse për migrantët, por ajo sdon të ndiej për këtë.
  • Negocimi me Lukashenkon:
  • Kjo do të thotë t’i dorëzohesh shantazhuesit, të negociosh me një kriminel dhe ta shpërblesh atë për keqbërjet e tij. Jo një opsion politikisht fisnik apo optimal nga pikëpamja pedagogjike, por efektiv: heqja e sanksioneve dhe një marrëveshje miliarda dollarësh për pranimin e refugjatëve – si me Turqinë – mund t’i jepte fund krizës në kufirin lindor të BE-së brenda pak ditësh. Realpolitikisht dhe po aq e dënueshme, Gjermania ka marrëdhënie të suksesshme edhe me diktatura të tjera si elektro autot-Kina, Rusia me gaz natyror apo sheikdomet arabe të naftës. Ky opsion as që diskutohet nga politikanët.
  • Kërkimi nga vendet fqinje për ndihmë:

 

  •  në vend që të negociohet drejtpërdrejt me Lukashenkon, kjo mund të bëhet edhe nëpërmjet vendeve të treta – për shembull nëpërmjet Ukrainës ose Rusisë. Kjo do të thotë: Një miliardë për marrëveshje mes BE-së dhe regjimit të Lukashenkos, po bëhet përmes palëve të treta. Ruajtja kaq e rëndësishme diplomatike e fytyrës do të garantohej deri diku. Kancelarja Angela Merkel ka trokitur tani në derën e Vladimir Putinit. Gjithashtu mund të flitet për miratimin e NordStream 2 menjëherë. Çdo gjë ka çmimin e vet. Atëherë nuk mund të ketë më një linjë të ashpër kundër Putinit dhe Lukashenkos.

Përfundimi: Pra, ka disa opsione. Asnjë nuk është perfekt. Grackat fshihen kudo. Mbetet të thuhet: Përgjegjësia morale i takon Lukashenkos, shantazhuesit. Edhe nëse BE-ja vazhdon t’i mbajë kufijtë e saj të mbyllur, edhe: BE-ja mund të shantazhohet.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Loading…

0

Rama natën pakt me djallin, ditën e loz rolin e engjullit !

Daniel Serwer, ka kërkuar dëshmi për pretendimet e analistit serb