Te nderuar miq, dje pranova konfirmimin zyrtarë nga Gjykata e Berlinit rreth padisë sime ndaj ambasadorit gjerman, z.Rohde, për shpifje të rënd ndaj Xhafer Devës.
Ky konfirmin është një fitore e madhe për familjen Deva, por njëkohësisht për të gjithë ata që e përkrahen rrugëtimin tim në kërkim të drejtësisë!
Tani ambasadori z.Rohde duhet të paraqes faktet, mbi të cilat u deklarua duke shpifur rëndë për figurën e Xhafer Devës!
Dua të ritheksoj se, popullin gjerman e kemi pasur dhe do t’i kemi miq përgjithmonë, prandaj për herë të fundit i bëjë thirrje z.Rohde, të kërkoj falje publike familjes Deva për deklaratat e pamatura dhe të pabaza ndaj figurës së Xhafer Devës. Në rast se z. Rohde kërkon falje, unë e tërheqi padinë, dhe këtë e them këtu publikisht.
Vladet Deva, nipi i Xhafer Devës