in

Ish-gazetari i pushuar nga Fox News, Tucker Carlson fillon emision në Twitter

Ish-gazetari i kanalit Fox News, Tucker Carlson, i cili u hoq nga transmetimet muajin e kaluar, tha të martën se do ta rifillonte “së shpejti” emisionin e tij në Twitter.

‘Fox News Media’ dhe prezantuesi i saj më i vlerësuar ranë dakord të ndërprisnin kontratën muajin e kaluar, pak kohë pasi kompania mëmë ‘Fox Corp’. u pajtua të paguante 787.5 milionë dollarë për një padi për shpifje, në të cilën Carlson kishte një rol kryesor.

Gazetari Carlson i trajtoi me entuziazëm çështjet e mbështetura nga konservatorët dhe shprehu pikëpamjet e tij me një stil që e bëri programin e tij, “Tucker Carlson Tonight”, emisionin më të ndjekur kabllor të lajmeve për shikuesit e moshave 25 deri në 54 vjeç në Shtetet e Bashkuara.

Pas largimit të tij, emisioni i të njejtës orë në ‘Fox News’, shënoi një rënie të shikueshmërisë.

“Duke filluar së shpejti, ne do të sjellim një version të ri të emisionit që kemi bërë për gjashtë vite e gjysmë në Twitter”, tha zoti Carlson në një video të postuar në Twitter. “Do të ofrojmë edhe disa gjëra të tjera, për të cilat do t’ju njoftojmë më vonë. Por tani për tani, ne jemi mirënjohës, që jemi në këtë platformë.”

Njoftimi vjen disa javë pasi pronari i kompanisë Twitter, Elon Musk zhvilloi një intervistë dypjesëshe me gazetarin Carlson në Fox News.

Elon Musk, i cili e konsideron veten si një mbështetës “absolut të fjalës së lirë”, ka thënë se qëllimi i tij është ta bëjë Twitter-in një qendër dixhitale, ku përdoruesit mund të ndajnë pikëpamjet e tyre të ndryshme.

Ndërsa gazetari Carlson njoftoi planet për të rifilluar emisionin e tij në mediat sociale, ‘Axios’ raportoi se avokatët e tij i dërguan një letër Fox-it duke e akuzuar atë për mashtrim dhe shkelje të kontratës.

Avokati i gaazetarit Carlson nuk iu përgjigj kërkesave për koment. Një zëdhënës i Fox Corp. nuk pranoi të komentonte për këtë çështje.

Avokatët e Fox-it u kanë kërkuar avokatëve të firmës ‘Dominion Voting Systems’ të hetojnë nëse është Dominion përgjegjëse për rrjedhjen në shtyp të mesazheve private të gazetarit Carlson, që Fox-i thotë se luajtën rol në vendimin për pushimin e tij nga puna.

Kërkesa për hetime erdhi pasi media të shumta publikuan mesazhet e rrjedhura që përmbanin komente raciste dhe seksiste nga gazetari Carlson.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Loading…

0

Në Berlin konfirmohet padia e nipit të Xhafer Devës ndaj ambasadorit Rohde

Shtrëngata dhe shkarkesa elektrike