in

Në 295-vjetorin e diasporës arbërore-shqiptare në Kroaci

Shkruan: Frrok Kristaj

Ndër fiset më të njohura ilire, pa dyshim se ishin dalmatët, ardianët, liburnët e shumë të tjerë, fise këto që edhe sot e popullojnë pothuajse tërë Bregdetin Adriatik të Kroacisë. Ndër qendrat më të mëdha dalmate ishin Raguza (Dubroviku), Solini (afër Splitit), por edhe Zara, që njihet si qendër universitare (1495) ndër të parët në Gadishullin Ilirik (tash Ballkan). Po ashtu, dihet se në një kohë Zara ishte edhe kryeqytet i Dalmacisë.Shkruan: Frrok KRISTAJDokumentet dëshmojnë se brigjet e Dalmacisë nuk ishin të huaja për arbëroirët (shqiptarët). Arkivi i Zarës dhe i Dubrovnikut, por edhe të qendrave të tjera (të Zagrebit, Splitit, Rijekës, Pulës etj.) ruajnë me qindra dokumente që dëshmojnë për marrëdhëniet e principatave arbërore në shekujt e mesjetës (XII-XV e këtej), e veçanërisht të Gjergj Kastriotit – Skënderbeut (në Arkivin e Dubrovnikut ruhen letra të kryeheroit tonë) me qendrat e Dalmacisë.Në kujtim të vitit 1726Në pranverën e vitit 1726 (e supozohet se edhe më herët) malësorët shqiptarë të besimit katolik të viseve të Malësisë së Madhe të njohur si Malësia e Mbishkodrës (të fshatrave Shestan, Brisk, Ljare e të tjera të zonës së Krajës, buzë liqenit të Shkodrës) e braktisën vendlindjen e tyre dhe atdheun e të parëve. Këtë filluan ta bëjnë para plot 295 vjetve, që e bënë nga pasojat e pushtimit otomano-turk të trojeve etnike arbërore. Ata ua mësynë viseve të Bregdetit Adriatik të Dalmacisë. Refugjatët e parë malësorë zbritën në brigjet e Zarës, në skelën afër Fontanës – bunar me ujë të ëmbël i rrethuar me ujin e njelmët të detit, por u vendosën edhe në Zemunik. Më pas erdhën edhe dy grupe (njëra më 1729 e tjetra në vitin 1733), që populluan vendin që u quajt Borgo-Erizzo. Këta banorë krijuan një fshat të përbashkët – Arbëneshin, që vendasit tash e një kohë e quajnë Arbanas. E vetmja pasuri që këta malësorë sollën nga atdheu i tyre ishin kujtimet e shtrenjta të atdheut, gjuha e ëmbël amtare, këngët e vallet shqipe, zakonet dhe virtytet e çmuara që kishin trashëguar nga të parët e tyre. Fati i arbëreshëve që i rëndë.Këtë vit (1726) të kobshëm për arbëneshët do ta vajtojë edhe intelektuali dhe shkrimtari i njohur, Josip V. Rela (1895-1966), duke thënë:“Kush ju nisi?Kush ju çoi?Kush prej shpie, ju grloi?Pasha, begu o Sulltani,Uja, smuja o mejdani?”(Poezia “Në kujtim të vitit 1726”)“Zani i shqyptarit”Përpjekje për ta ruajtur gjuhën amtare shqipe, por edhe identitetin kombëtar të arbëreshit, pati përherë, e sidomos në vitin 1879. Në kohën kur jehona e lëvizjes kombëtare në atdheun e të parëve të arbëreshëve, pas Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, kishte marrë hov. Ajo jehonë ishte ndier edhe te arbëreshët e Zarës. Siç dëshmojnë dokumentet arkivore në Zarë, nën ndikimin e lëvizjes kombëtare shqiptare, arbëneshët u përpoqën ta botonin një gazetë shqipe (1879). Gazeta qe pagëzuar “Zani i shqyptarit”. Për nxjerrjen e saj ishte formuar Komiteti iniciator, i cili arbëreshëve iu drejtua më një proklamatë, ku veç të tjerash thuhej: “Vëllazën! Tue derdhë lot i kanë kthyer t’part tanë shpinën Arbnisë së shkretë… (na) s’mundena me harrue se jena shqyptarë”.Përkundër përpjekjeve, gazeta nuk e pa dritën. Megjithatë, dëshira për të lexuar gazeta dhe libra shqip mbeti gjithmonë e gjallë. Atëbotë deri te arbëreshët arrinte gazeta “Shpresa e Shqypnisë”, që doli tre vjet me radhë nga patrioti Nikollë Ivanaj, e që botohej në Raguzë (Dubrovnik). Koleksioni i kësaj gazete edhe sot ruhet në Arkivin Historik të Zarës.Në anën tjetër, rrebeshet që ranë mbi këtë koloni shqiptare nuk arritën t’i zhduknin interesimet për atdhedashurinë e arbëreshit. Edhe pse brigjet e Dalmacisë, pra edhe vetë Zara, ra nën zotërime të ndryshme, shqiptarësia e arbëreshit nuk humbi. Pas Venecies këto troje u bënë pjesë e Perandorisë Austro-Hungareze, perandori kjo që duke u njohur me ndjenjat kombëtare të arbëreshëve në Zarë, hapi forma të ndryshme të kurseve për mësimin e gjuhës shqipe, të cilat konsuli austriak në Shkodër i quante “faktor me aq rëndësi politike”. Kurset u hapën në kuadër të shkollave të mesme dhe vazhduan punën disa vjet (1901-1918). Këto kurse u patën hapur e udhëhequr nga priftërinjtë shqiptarë, si Atë Pashk Bardhi, Atë Shtjefën Gjeçovi, Atë Gjergj Fishta e kështu me radhë. Kjo edhe bëri që arbëreshët gjithmonë të qëndronin në pozita të shëndosha patriotike, e të cilat edhe me fanatizëm e xhelozi e ruajtën gjuhën e të parëve, zakonet, këngët e vallet shqipe, që edhe sot gjallërojnë në zemrat e arbëreshëve. Në dokumentet e kohës gjejmë edhe këtë: “Shqiptarët e arbneshit… janë kryelartë për kombësinë shqiptare dhe janë të pakënaqur që fëmijët e tyre s’kanë të drejtë të mësojnë (siç thonë ata) në gjuhën e mëmës së memes së mëmës”. Nga kjo del se arbëreshët nuk ishin të kënaqur vetëm me kurse, por ata donin shkolla në gjuhën shqipe. Fatmirësisht tash kur u pavarësua shteti kroat, në disa qendra të këtij shteti janë hapur edhe shkolla (në Zarë fillore dhe e mesme) me mësim plotësues në gjuhën shqipe (Zagreb, Rjekë, Osijek, Zarë…).Vlen të përmendim se për historinë e arbëreshit kanë shkruar edhe studiues të huaj, si N. Jokli, K. Taliavini, G. Vajgand, F. Mikloshiq, pastaj edhe vetë arbëreshët, si Aleksandër Stipçeviqi, Budimir Peroviqi alias Miroa i Kikicës, Josip V. Rela, Shime Deshpali etj.Ndjenja kombëtare ende gjallëronKur të gjithë mendonin se arbëreshët janë asimiluar, pra edhe pas pushtetit monist afro gjysmëshekullor, tek ata ndjenja kombëtare gjallëronte. Kjo u dëshmua edhe në vitet e themelimit të shtetit kroat. Kështu, gjatë pushtetit socialist në lagjen Arbanas (siç e quajnë arbëreshët lagjen e tyre), kishte tri rrugë me emra shqip: “Bregdeti”, “Koçi Xoxe” dhe “Ngushtica e Shkodrës”, kurse tash kur janë riemërtuar rrugët në këtë lagje, me propozimin e arbëreshëve, janë emërtuar me këta emra: “Kolovare” (që do të thotë: “Ku lahen varrët (plagët)”, përkatësisht kështu quhet njëri ndër hotelet më të mirë të Zarës, që është në këtë lagje), “Karma” (emër i një lagjeje nga fshatrat e Mbishkodrës, nga kanë ardhur arbëreshët), “Fra Gjergj Fishta”, “Josip Rela”, “Bregdeti”, “Rruga e Arbëreshëve”, “Shën Jeronimi”, “Mësuesit arbëreshë”, “Shime Deshpali”, “Ngushtica e Shkodrës”, “Sheshi i Mbretëreshës Teutë”, “Jure Kastrioti – Skanderbeg” e kështu me radhë.Legjendat:Foto 1: Fontana e arbëreshëve të Zarës (Foto: Roberto Lerga)Foto 2: Kolegji ilirik te arbeneshet e ZaresFoto 3: Veshje arbreshe në Zarë

Lini një Përgjigje

Pas aksidentit tragjik reagon edhe presidenti kroat: I qëndroj afër popullit të Kosovës në këtë kohë të trishtuar

Presidentja Osmani e shpallë të hënën ditë zie shtetërore për viktimat e aksidentit tragjik në Kroaci