Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar për masat e reja anti-Covid, ku tashmë pas rritjes së numrit të rasteve të reja nga 21 komuna që shin në zonën e kuqe, këtë javë do të jenë 16.
Zemaj ka theksuar se numri i vdekjeve ende mbetet i lartë, ani pse numri i të infektuarve ka rënë.
Ai në një konferencë për media të premten ka treguar për rangimin e komunave, marrë parasysh numrin e personave të infektuar.
Gjatë javës së fundit, 21 komuna ishin në zonën e kuqe, ndërkaq këtë javë do të jenë 16. Në zonën e verdhë janë 9 komuna, ndërkaq në të gjelbrën kanë kaluar 13 komuna.
“Numri i vdekjeve në këto dy periudha është i njëjtë, në ecurinë e pandemisë është vërtetuar që numri i vdekjeve mbetet i lartë edhe disa javë pas fillimit të rënies së numrit të rasteve…. Sot kemi rangimin e ri të komunave në bazë të numrit të të infektuarve gjatë javës në 100 mijë banorë. Në zonën e kuqe kemi ndryshime, tani janë vetëm 16 komuna, në zonën e verdhë janë 9 komuna, dhe në zonën e gjelbër nga përmirësimi i situatës epidemiologjike kanë kaluar 13 komuna”, ka thënë Zemaj.
Ai u ka bërë thirrje qytetarëve që të jenë të kujdesshëm, dhe të zbatojnë masat anti-COVID, meqë sipas tij gjendja është serioze. Ai ka pohuar se spitalet janë mbi-ngarkuar, për çka bëri thirrje për kujdes të qytetarëve./gazetametro/