Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, nëpërmjet një njoftimi, ka bërë të ditur se ka ndryshuar kategorizimi i komunave sipas rasteve të reja me koronavirus. Kështu, në këtë javë, janë vetëm tetë komuna në “Zonën e kuqe”, në “Zonën e verdhë” -11 komuna dhe në “Zonën e gjelbër”- 19 komuna.
Ministri Zemaj ka konfirmuar edhe për numrin e rasteve të reja të infektimit me koronavirus brenda 24 orëve të fundit.
Sipas tij, 249 raste kanë rezultuar pozitivë, ndërsa 538 janë shëruar nga koronavirusi.
“Lakorja e infeksionit është në drejtimin e duhur të rënies andaj të vazhdojmë edhe më tej me respektim të masave nga qytetarët dhe mbikëqyrje nga institucionet relevante.Në bazë të numrit të të infektuarve gjatë javës për 100.000 banorë, kemi ndryshim në kategorizim të zonave.
Në “Zonën e kuqe”, këtë javë janë vetëm 8 komuna nga trefishi i fillim muajit dhjetor. Prishtina, Fushë-Kosova, Obiliqi, Mitrovica e Jugut, Mitrovica e Veriut, Podujeva, Zveçani dhe Zubin-Potoku.Në “Zonën e verdhë” janë 11 komuna: Kamenica , Gjakova, Gjilani, Peja, Vushtrria, Ferizaj, Shtërpca, Leposaviqi, Lipjani, Graçanica dhe Novobërda.Ndërsa në “Zonën e gjelbër” janë 19 komuna: Drenasi, Klina, Hani i Elezit, Shtimja, Suhareka, Skënderaj, Malisheva, Parteshi, Rahoveci, Prizreni, Deçani, Kaçaniku, Juniku, Dragashi, Mamusha, Kllokoti, Vitia, Istogu dhe Ranillugu.Pavarësisht masave të përgjithshme, kategorizimi i komunave do të vazhdojë, ndërsa kujdesi duhet të rritet.Sa i përket situatës epidemiologjike, brenda 24-orëve të fundit nga 1,048 mostra të marra, 249 raste kanë rezultuar pozitivë, ndërsa kemi 538 të cilët e kanë fituar betejën me Covid-19″, ka shkruan ministri Zemaj në njoftimin e tij.