in

Ndizen 68 qirinj dhe lëshohen 68 balona për viktimat e aksidenteve rrugore

Ministria e Infrastrukturës bashkë me Policinë e Kosovës, Kolegjin “Tempulli” dhe Asociacionin Kosovar të Motorizimit (AMRKS), kanë bërë mbylljen e Javës botërore për përkujtimin e viktimave në trafikun rrugor, ku edhe kanë lëshuar 68 balona dhe ndezur 68 qirinj për nder të 68 viktimave në trafik.

Drejtori i Këshillit Koordinues për siguri rrugore në Ministrinë e Infrastrukturës, Fejzullah Mustafa, ka thënë se përmes këtij aktiviteti kanë përçuar mesazhin te qytetarët e Kosovës që të mos jenë pjesë e statistikave të aksidenteve rrugore.

“Kjo ka qenë një javë me aktivitete të furishme, sepse kemi menduar se mënyra më e mirë për t’i dhënë mesazh qytetarëve të Republikës së Kosovës është që ata të mos jenë pjesë e statistikave të aksidenteve rrugore. Ne i ndezëm 68 qirinjtë, që ka 68 viktima deri më sot në vitin 2020, dhe i ngritën 68 balona të zi”, ka thënë Mustafa.

Ai thotë se ky duhet të jetë një mesazh për qytetarët e Kosovës që janë në trafik, se duhet t’i respektojnë rregullat, të mos përdorin telefonin mobil, alkool gjatë ngasjes dhe të përdorin rripin e sigurisë.

Ndërsa drejtori i komunikacionit rrugor, nënkolonel Jeton Rexhepi, tha se Policia e Kosovës ka përkrahur këtë aktivitet me të vetmin qëllim që të sensibilizohen pjesëmarrësit për rregullat e trafikut, që numri i aksidenteve të bie, por edhe numri i të vdekurve në aksident, shkruan Indeksonline.

Ai thotë se këtë vit janë 30 viktima më pak, mirëpo apelon te qytetarët të respektojnë rregullat që ky numër të bie edhe më shumë.

Drejtori i Kolegjit “Tempulli”, Muhamed Krasniqi thotë se mbajtja e këtij aktiviteti është bërë traditë, dhe përmes motos së këtij projekti “Përkujto, mbështet dhe vepro”, të mbështeten familjarët e viktimave, por edhe të rritet siguria në trafik.

Ndryshe, e diela e tretë e muajit nëntor shënon Ditën botërore për përkujtimin e viktimave të trafikut rrugor.

Lini një Përgjigje

Shqiprim Arifi, në gjendje të rëndë shëndetësore në Spitalin e Nishit

Brenda 24 orëve, 990 raste me koronavirus, 24 të vdekur në RMV