in

Ndërroi jetë regjisori Muharrem Fejzo, ishte infektuar me COVID-19

Mëngjesin e së dielës ka ndërruar jetë në moshën 87-vjeçare regjisori Muharrem Fejzo. Fejzo ishte i infektuar me COVID, ndërsa ditët e fundit gjendja e tij ishte rënduar, duke çuar deri në humbjen e jetës.

Muharrem Fejzo lindi në vitin 1933 në Kolonjë. Pasi kreu Liceun Artistik për skulpturë në 1954-ën, nisi punë si skenograf në operetat “Rusalka”, “Nusja e shitur”.

Më 1966 u diplomua për aktor dhe më tej si regjisor në Institutin e Lartë të Arteve.Fejzo ka realizuar regjinë e disa prej filmave të njohur të kinematografisë shqiptare si “Mësonjtorja”, “Mëngjese të reja”, “Muri i gjallë”, “Operacion zjarri”, “Pranverë e hidhur”.

Muharrem Fejzo mbante dhe titujt “Mjeshtër i Madh” dhe “Naim Frashëri”.

Lini një Përgjigje

Shefi i BE-së në Kosovë: Specialja i gjykon vetëm individët

Ra dëbora e parë në Dardhë