in

Ndërpritet energjia në Pakistan, 231 milionë banorë në errësirë

Një defekt i rëndë në rrjetin kombëtar të energjisë elektrike ka shkaktuar ndërprerje të furnizimit në të gjithë Pakistanin, duke lënë të gjithë vendin në errësirë.

Ndërprerja e energjisë është konfirmuar nga Ministria e Energjisë, e cila siguroi se punimet për rikthimin e sistemit në punë dhe rrjedhimisht dhe të furnizimit po ecin me shpejtësi.

Islamabadi, Quetta, Lahore, Peshaëar dhe Karaçi janë privuar nga energjia elektrike, si zonat e tjera të Pakistanit. Ministri Khurram Dastgir tha se energjia elektrike do të rikthehet plotësisht në 12 orë.

Lini një Përgjigje

Rritet sipërfaqja e përmbytur në Shkodër, 15 banesa të ‘rrethuara’ nga uji

Studiuesi Plasari: Skënderbeu nuk u mor peng nga Osmanët dhe s’u konvertua në mysliman