in

Ndalohen dy filma shqiptarë në Bujanovc

Shpërndau: Marin Mema

Sot në 10 qershor në Bujanoc (Serbi) duhet të shfaqeshin në Shtëpinë e Kulturës në këtë qendër dy filma shqiptarë “Heshtja që vret” dhe “I pabesi”.

Të dy projektet përmbajnë motivet kombëtare, kulturën dhe trashëgiminë shqiptare, ndaj dhe ishin projektuar të shfaqeshin në Bujanoc. Policia serbe nuk e ka lejuar shfaqien e tyre, madje ka shoqëruar producentin Gani Veseli dhe drejtorin e Shtëpisë së Kulturës Bujanoc Jetmir Ismaili.

Të dy janë ndaluar sikur të ishin kriminelë e jo njerëz të kulturës e artit. Filmat ashtu siç është bërë e ditur zyrtarisht nuk kanë patur asnjë përmbajtje ekstreme, asnjë pjesëz që mund të ngjallë urrejtje ndëretnike dhe as asgjë të afërt.Jetmiri dhe Ganiu janë lëshuar pas bisedave informative, por kjo është një shkelje e hapur e të drejtave të shqiptarëve. Qoftë në Bujanoc, ashtu edhe më parë në Preshevë filmat nuk kanë mundur të shfaqen!

Lini një Përgjigje

Mbrëmje e poetëve me Poetët e Simfonisë

Arrestimin e artistëve në Bujanoc e bëri talebani Shqiprim Arifi