Shqiprim Arifi në foto me Vuçiqin e Ramën, por edhe me Vulinin famkeq
Talibani Shqiprim Arifi nuk ka lejuar shfaqjen e filmave në Preshevë. Flitet se ai pastaj i denoncoi në policinë serbe.
Arestimin e artistëve në Bujanoc e bëri talebani, bashkëpunëtori i Vulinit dhe Vuçiqit, Shqiprim Arifi! U raportua për arrestimin e drejtorit të Shtëpisë së Kulturës në Bujanoc dhe producentit e aktorit Gani Veseli. Krejt kjo për shkak të shfaqjes së dy filmave “Heshtja vret” dhe “I pabesi”, filma këta që u financuan nga Qeveria e Republikës së Kosovës, e cila ndau një fond për Luginën, e një pjesë e këtyre parave shkoi edhe për kulturë e art.
Arifi nuk ka lejuar shfaqjen e filmave në Preshevë, dhe kjo ishte arsyeja pse artistët shkuan në Bujanoc për të dhënë premierën e tyre.Poashtu, duke iu referuar shkrimeve në rrjet, Arifi thuhet të jetë iniciatorë i këtyre arrestimeve.Disa artistë e quajtën Arifin edhe si bashkëpunëtor të Vuçiqit.
Maqedonia shqiptare