in

Nagavci shpjegon simbolikën e vendosjes së shalleve të kuqe

Lëvizja Vetëvendosje ka vendosur shalle të kuqe nëpër pemë dhe sheshe të Prishtinës, sikurse edhe në qytete të tjera të Kosovës. Ky veprim ngjalli kureshtje te shumë qytetarë, të cilëve ngjyra e kuqe e shalleve ua rikujton një kohë të errët të komunizmit dhe diktaturës në vendet komuniste. Këso rastesh ka pasur edhe në vendin tonë, ku e kuqja ka simbolizuar një sistem që shtypte vlerat demokratike dhe liritë themelore të njeriut. Komentimeve të ndryshme nga politikanë dhe qytetarë të shumtë u është përgjigjur anëtarja e Kryesisë e VV-së, Arbëria Nagavci.  

Postimi i plotë i Nagavcit: 

Një fjongo e kuqe, me dashuri për vendin.

Në kohën e realitetit bardh e zi që po jetojmë, e kuqja jep ngjyra, shpresë e pasion.

Edhe në simbolikat që paraqet, e kuqja është e bukur.

E kuqe, për dashurinë. Dashuri për vendin, për njerëzit e ndershëm.

E kuqe, për jetën. Për një jetë të gëzuar, të dinjitetshme.

E kuqe, për shëndetin. Shëndet të mirë e mirëqenje për secilin.

E kuqe, për energjinë. Energji për të punuar me përkushtim.

E kuqe, për luftën. Luftë ndaj krimit e korrupsionit.

E kuqe, për guximin. Guxim për betejat për barazinë për secilin.

E kuqe, për zemërimin. Zemërim për vitet e vjedhura nga qeveritë e korruptuara.

E kuqe, për pasionin. Pasion për një të ardhme më të mirë për fëmijët tanë.

E kuqe, për veprimin. Pa asnjë kompromis me të keqen.

Andaj fjongot e kuqe në ditën e dashurisë i japin bukuri e ngjyra referendumit dhe fitores.

Me ✔14 Krejt, me dashuri për vendin, votojmë Drejt ✔127.

Lini një Përgjigje

Bombarduesit e famshëm amerikanë i afrohen Rusisë

Sulltani Erdogan na paska quajtur tradhtarë, ne botën e mendojmë si shqiptarë