Shkruan: Emira Selimi
Muzeu i Nënës Terezë në Shkup është muzeu më i vizituar nga turistët e huaj në Maqedoninë e Veriut. Çdo ditë shumë turistë vizitojnë këtë muze. Të gjithë në botë e dinë se Nënë Tereza është me origjinë shqiptare, por kur e vizitojnë shtëpinë e saj në Shkup, asnjë bashkëkombas/e e Gonxhes nuk ju flet turistëve për të.
Muzeun e vizitoj shumë shpesh, kur e vizitova herën e fundit kishte një ekip turistësh që edhe ato ishin brenda në muze, ajo që vërehet dukshëm është propaganda për të mbuluar identitetin e saj si shqiptare nga ciceronët aty! Kjo ka qënë shkupjane!
Po shkupjane është edhe një shqiptare, maqedone, rome, vllehe, boshnjake etj, çfarë ka të keqe t’i tregohet edhe identiteti kur i kërkohet nga të tjerët! Drejtori i Muzeut e di vetëm se është shqiptarë, por drejtori nuk komunikon me turistët.
Propaganda për të tentuar të fshehin origjinën e saj shqiptare është në agjendën e cicëronëve. Çfarë ka të keqe të jetë edhe një ciceron shqiptar?


