Ministri në detyrë i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural Besian Mustafa, ka folur për arrestimet e fundit që ndodhën në këtë ministri lidhur me keqpërdorimin e subvencioneve.
Mustafa tha se ka bashkëpunuar me drejtësinë për të zbuluar keqpërdorimet dhe rastet korruptuese.
“Në fakt tash një vit kam punuar me ekipin tim që të zbulohen këto raste. Do të ishte e paimagjinueshme që në çfarëdo forme t’i fsheh këto me arsyetimin se po bëhemi horë. Mbaj përgjegjësi për punën që kam bërë dhe për suksesin që kam arritur. Puna jonë ka rezultuar me vënien në pah problemet që kanë ekzistuar qe 10 vite”.
Ai shtoi se ka pasur ankesa nga bujqit për mosdhënien e subvencioneve.
“Shihet se në një hallkë të këtij zinxhiri, diku duket të ketë pasur probleme. Prandaj edhe është involvuar hetuesia”.
“Faji nuk është vetëm i Isa Mustafës, por mban përgjegjësi edhe ai”
Ministri Mustafa, gjatë debatit, tha se z.Isa Musafa ka bërë një vlerësim të rezultateve të zgjedhjeve të fundit dhe se për këtë mendon se ka dhënë dorëheqje.
‘’Në LDK mund të kesh disa qëndrime të ndryshme, por unë mendoj që duhet të kemi një reformë nga poshtë lartë’’, ka thënë Mustafa.
Tutje Mustafa ka thënë se faji nuk është vetëm i z.Isa Musafa por i të gjithëve dhe se përgjegjësia nuk largohet nga asnjë anëtar i LDK-së./Portali.info/