in

Mustafa i bindur se Vjosa Osmani s’ka ndikuar në humbjen e LDK-së

Kryetari i LDKsë, Isa Mustafa, në një prononcim për media pas takimit me kryetarët e degëve të LDKsë ka thënë se Vjosa Osmani nuk ka ndikuar në humbjen e zgjedhjeve, raporton Gazeta Express.

Mustafa tha se ata që kanë votuar në 2019 për LDK-në kësaj radhe kanë votuar për Vetëvendosjen.

“Derisa kemi zhvilluar fushatë s’kemi pasur asnjë sinjal që ka ndikuar Vjosa Osmani në rënien e LDK-së, vota jonë ka shkuar në VV, njerëzit që kanë votuar para një viti e gjysmë kanë votuar Vetëvendosjen, a ja kanë qëlluar apo s’ja kanë qëlluar do ta shohim”, tha Mustafa.

Ai është shprehur po ashtu se si kryeministër e di kapacitetin e një qeverie se sa mund të punojë.

“Këta do të duhet të tregojnë se a do t’i plotësojnë ato premtime. Unë e di sa ka kapacitet qeveria që të realizojë premtimet që janë bërë sepse kam qenë kryeministër, unë kam dëshirë që Kosova të prosperojë. Shancën e kanë që të tregohen”, tha Mustafa./Express/

 

Lini një Përgjigje

Biden mesazh Osmanit: SHBA-ja e gatshme të punojë me qeverinë e re

Netanjahu: Me Bidenin ka dallime në lidhje me Iranin dhe çështjen e Palestinës”.