in

Muhaxheri tregon arsyet pse Agim Veliu nuk është pjesë e Kryesisë së LDK-së

Nënkryetari i LDK-së, Gazmend Muhaxheri, ka folur për ndryshimet që janë bërë në kryesinë e re të kësaj partie dhe arsyet pse Agim Veliu nuk është pjesë e kryesisë së re të LDK-së.

Ai thotë se Agim Veliu ishte njëri ndër më të sulmuarit në kryesinë e kaluar.

“Është në tagrin e kryetarit të ri, për me kriju një përshtypje tjetër për veten e tij dhe për kryesinë e re. Dmth si më të sulmuarit në kryesinë e kalume përvec zotit Mustafa është edhe ministri i Punëve të Brendshme dhe kryetari i LDK-së në Podujevë. Tash në ndryshimet që janë bërë, është ndryshu një mekanizëm i vendimarrjes dhe vota ka qenë në këtë drejtimin tjetër”, ka thënë Muhaxheri.

Muhaxheri thotë se nuk ka dashur që të jetë pjesë e kryesisë së re të LDK-së.

“Unë jom njëri prej anëtarëve të kryesisë që nuk kam pas qef me u zgjedh,. Unë skam dasht mos me u zgjedh më as anëtar i kryesisë. Mua më janë kapur për një fjalë, për të cilën unë kryetarit Mustafa i kam thënë ‘Ata që lypin me u zgjedh mos i zgjedh, e ata që i cakton ti, duhet me u bo’”, thotë Muhaxheri.

Ai shton se Agim Veliu i ka krijuar një momentum negativ partisë, duke menduar vetëm për vete.

“Kjo i bjen mos i cakto njerëzit që lypin me kon në kryesi e ministra, edhe të imponohen qysh janë imponu do ministra se nuk u bo e ke dëmtu partinë. Pikërisht imponimi i zotit Veliu, me gjithë atë energji negative për me qenë në dy ministritë, i ka bë dëm të madh partisë. Ai është imponu për me qenë ministër i punëve të brendshme dhe një kryetar komune e ka lëshu komunen na ka jep atë energjinë negative e kemi hup Podujevën.

Ju ka hjek vrejtja prej meje, që mos krijo kësi momentum se është momentum i keq për partinë edhe për krejt. Ai mas pasi e ka hup Podujevën pastaj edhe këto tjerat. Qekjo është ai momentum negativ që t’i ja krijonë partisë, duke mendu vetëm për veti”, thotë Muhaxheri në Debat Plus.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Loading…

0

Ismet Krasniqi zgjidhet kryetar i ri i KOK-ut

Pse nuk reagoi Ministria e Ekonomisë për zgjedhjen e kryeshefit të Postës së Kosovës