MSh-ja ka reaguar me anë të një komunikate pas shumë keqinterpretimeve të shumta se me masat e fundit të Qeverisë së Kosovës është marrë vendimi për testin PRC për ata që hyjnë në Kosovë nga vendet me rrezik të lartë. Në të vërtetë, ai vendim është marrë para shumë muajsh në Kosovë.
Ministria e Shëndetësisë e Republikës së Kosovës shpreh keqardhjen e saj për manipulimin në opinion nga individë të papërgjegjshëm dhe me qëllime të caktuara që po u bëhet vendimeve të fundit të Qeverisë lidhur me masat anti-Covid.
Në këtë mes, shquhet tendenca për të manipuluar me diasporën si target grup, në emër të gjoja vendimit të “ri” për PCR teste me rastin e ardhjes në Kosovë.
Testi PCR negativ nuk është vendosur në vendimin e djeshëm të Qeverisë së Republikës së Kosovës, por ka qenë pikë e çdo vendimi të kësaj qeverie rreth Covid -19.