in

MSh-ja ka bërë kategorizimin e ri të komunave

Prishtina, Fushë-Kosova, Obiliqi dhe Zveçani, sipas rekomandimit të IKSHPK-së, janë në zonën e kuqe.

Ministria e Shëndetësisë, në bazë të rezultateve të IKSHPK-së, ka bërë rangimin e ri të komunave sipas zonave, përkatësisht sipas numrit të rasteve të reja të COVID-19 në 100.000 banorë në intervalin kohor prej shtatë ditësh.

Prandaj, nga sot e deri më 26 shkurt, në zonën e kuqe janë 4 komuna:

Prishtina, Fushë-Kosova, Obiliqi, Zveçani.

Në zonën e verdhë janë 7 komuna:

Lipjani, Peja, Gjakova, Podujeva, Mitrovica e Veriut, Leposaviqi, Mitrovica e Jugut.

Në zonën e gjelbër janë 27 komuna:

Vitia, Rahoveci, Ferizaj, Prizren, Vushtrria, Gjilani, Suhareka, Dragashi, Drenasi, Istogu, Klina, Skenderaj, Deçani, Kamenica, Malisheva, Juniku, Kaçaniku, Kllokoti, Zubin Potoku, Mamusha, Novobërda, Hani i Elezit, Parteshi, Ranillugu, Shterpca, Graçanica dhe Shtimja.

Lini një Përgjigje

Pjesa 2: Dosja e UNMIK-ut që tregon se si dhe kush i vrau Xhemail Mustafën dhe Ekrem Rexhën

Pal Lekaj dënohet me kusht 1 vit e 6 muaj burgim