in

MPJ e Kosovës nuk i dha leje Vuçiqit vetë i katërti që sot ta vizitojnë Kosovën

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, të enjten ka dërguar kërkesë në institucionet e Republikës së Kosovës për të realizuar një vizitë në Kosovë.

Një gjë e tillë u konfirmua nga Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës.

Përveç presidentit të Serbisë, leje për të vizituar Kosovën kanë kërkuar edhe shefi i të ashtuquajturës “Zyra për Kosovën”, Petar Petkoviq, ministri i Punëve të Brendshme, Aleksander Vulin, dhe Marko Gjuriq.

“Të enjten kanë kërkuar leje për vizitë, Petkoviq, Vuçiq, Vulin dhe Gjuriq”, kanë konfirmuar nga Ministria e Punëve të Jashtme.

Megjithatë nga kjo ministri thonë se nuk do t’iu japin leje për të vizituar Republikën e Kosovës, shkruan Gazeta Express.

Një kërkesë e tillë kreut të Serbisë për vizitë në Kosovë vjen pas gjetjes së një varreze masive në Serbi ku dyshohet se janë trupat e shqiptarëve të Kosovës të vrarë nga regjimi i Slobodan Milosheviqit në luftën e fundit.

Lini një Përgjigje

Zemaj garanton se qytetarët do ta kenë të sigurt vaksinimin kundër COVID-19

“Bregu i Diellit” pa rrymë qe 12 orë