in

Moti për sot dhe të shtunën

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se sot do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe vende-vende me reshje shiu të intensitetit të dobët mesatar. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-4 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 9-11 gradë celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja me shpejtësi 1-11 m/s.

Të shtunën do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-5 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 10-11 gradë celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes dhe jugperëndimit me shpejtësi 1-6 m/s.

Lini një Përgjigje

Elbenita Kajtazi, vajza që shiste qumësht: Gjithmonë do të kujtoj se nga vij

Hoti u premton gastronomëve ndihmë 220 milionë euro