Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, sot do të mbajë mot i ngjashëm. Në mëngjes parashihet mjegull e radiacionit, si pasojë e rënies së temperaturave gjatë natës dhe insolacionit gjatë ditës. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -3 deri -5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 7-10 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë nga verilindja.