Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se sot moti do të jetë kryesisht i vranët.
Sipas IHMK-së, vranësirat ditën e enjte parashihet që vende-vende të sjellin riga lokale shiu.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-17 gradë Celsius.