in

Mot i ftohtë me ngrica, acar e reshje bore

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar për motin që do të mbizotërojë gjatë dy ditëve të ardhshme, e premte e shtunë..

Sipas parashikimit të IHMK-së, të premten parashihet të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell, por i ftohtë. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -7 deri -5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 0 deri 1 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit me shpejtësi 1-7m/s.

Ndërkaq, të shtunën masat e ajrit me origjinë nga veriu do të vazhdojnë të fuqizohen, duke krijuar kushte për mot të vranët dhe me reshje bore. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -9 deri -6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet -5 deri -3 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-11m/s.

Lini një Përgjigje

Haradinaj: Nëse nuk jemi në NATO deri në 2024, do të bashkohemi me Shqipërinë

Të shtunën në mbrëmje pritet borë edhe në Tiranë