Nue Oroshi
Më, 28 Nëntor 2020 do të vendosët përjetsisht në Prizren Monumenti i Gjergj Kastriotit- Skënderbeut.
Meqenëse interesimi i opinionit të gjërë shqiptar është i madh për të ditur datën e saktë të vendosjes së Monumentit të Gjergj Kastriotit -Skënderbeut në Prizren ,shoqata “Trojet e Arbrit“ dhe Drejtoria e Administratës në Komunën e Prizrenit, njofton opinionin e gjerë shqiptar se Monumenti i Gjergj Kastriotit -Skënderbeut në Prizren do të vendoset më, 28 nëntor 2020 në ora 13:00 në rrethrrotullumin ku është vendosur gurthemeli.
Falënderojmë të gjithë ata mërgimtarë në Zvicërr, Amerikë, Gjermani,Suedi dhe vende të tjera që dhanë kontributin e tyre financiar, për tu kompletuar ky projekt aq i munguar për qytetarët Prizrenas.