in

Modric: “Urime Argjentinës, po nuk ishte penallti!”

Luka Modric që ishte protagonisti absolut në rrugëtimin e ballkanasve në Katar 2022, duke i udhëhequr në gjysmëfinale për të dytin edicion radhazi, foli për gazetarët pas ndeshjes me Argjentinën.

“Nuk ia arritëm. Tani duhet ta marrim veten dhe të përpiqemi për fitore në ndeshjen për vendin e tretë. Jemi të hidhëruar, shpresonim të luanim në një finale tjetër. Nuk ndodhi. Dhe përfundimisht duhet t’i shprehim urime Argjentinës”, tha asi 37 vjeçar dhe shtoi:“Kishim një kampionat shumë të mirë dhe asnjëherë nuk është ndëshkim të luash për ekipin kombëtar.  Pretendojmë një medalje bronzi dhe po ta marrim do të jetë një rezultat i mirë. Penallti ishte një moment deciziv në ndeshje. Deri atëherë ishim të mirë dhe e kontrollonim lojën. Gjyqtari nuk na dha një korner dhe përfunduam tek rasti i penalltisë. Për mendimin tim nuk ishte penallti. Lavares gjuajti, portieri ynë doli përpara dhe nuk mund ta besoj që gjyqtari dha atë penallti. Mirëpo kështu është, nuk mund t’i ndryshosh gjërat. Nuk e di nëse të shtunën do të jetë ndeshje ime e fundit me kombëtaren. Tani nuk është momenti të flasim për këtë”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Loading…

0

Patericat e enciklopedisë së ardhshme shqiptare!

Modriç u ka dhuruar bashkëlojtarëve te Kroacia nga një Rolex