in

Moderatorja nuk shkon në Festën e Birrës, arsyeja është këngëtari serb

Moderatorja Eva Murati përmes një statusi në ‘Instastory’ ka lajmëruar se nuk do të jetë e pranishme as ajo në festën e Birrës në Korçë këtë verë dhe shkak për këtë gjë është bërë ardhja e këngëtarit serb.

Ky fakt duket se i ka revoltuar shumë një pjesë të vipave shqiptarë që kanë reaguar ashpër ndaj ardhjes së Goran Bregoviç në festën e Korçës. Eva Murati është shprehur se kishte mjaft këngëtarë që të vinin, pse pikërisht dikush që ka frymëzuar serbët për krimet në Kosovë.

Postimi i Eva Muratit

Sorry Festa e Birres nuk do të jem këtë vit, Nuk jam e semurë me sindomën e Stockholmit! Thuhet se atu duhet të jetë jashtë politikës, po përse nga të gjithë këngëtarët shqiptarë, italianë anglezë etj, përse duhet të merret pikërisht një këngëtar serb që me këngët e tij ka frymëzuar serbët për krlmet në Kosovë?!! Pa sens, pa logjikë!!!!

Lini një Përgjigje

Besa Kokëdhima për Goran Bregoviçin: Bojkotojeni, mos lëndoni motrat dhe vëllezërit tanë nga Kosova

Gazetarja shqiptare u bën thirrje kosovarëve të anulojnë pushimet në Shqipëri