SPAK ka kontrolluar sot banesën e gjyqtares Enkelejda Hoxha por më pas ka bërë kontrolle edhe në banesën e doktorit të QSUT-së, Ervin Prifti, raporton news24
Konkretisht në shtëpi i janë gjetur 200 mijë euro dhe 130 milionë lekë të vjetra, ndërsa në zyrë i janë gjetur cash 50 mije euro 30 milionë lekë të vjetra.
Prifti veç punës në QSUT punon edhe në spitale private të Tiranës dhe është ndër kirurgët e zemrës më të paguar ndonjëherë.
Ervin Prifti përmendej në përgjimet që çuan në pranga grupin kriminal të Gjykatës së Krujës.
Ai mori ryshfet nga kryesekretarja e Gjykatës së Krujës për t’i operuar nënën. Prifti dhe infermierja Trëndafile Frangu janë pezulluar nga detyra sot.
Sekretarja e Gjykatës së Krujës Manuela Mallakuçi ka qenë nën përgjim pasi ishte përfshirë në lirimin e të dënuarit Saimir Petani.
Kjo gjë ka bërë që prokurori Altin Dumani të nisë një hetim për korrupsion për mjekun Prifti dhe infermieren Frengu, të veçuar nga dosja kryesore e Krujës.m.k /DRONI.al/