in

Mjeku që thotë se shëndeti është vlerë që nuk ka çmim

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të SHSKUK-së, Valbon Krasniqi, nëpërmjet një postimi në Facebook, ka uruar bashkëqytetarët për Vitin e Ri 2021, duke potencuar se shëndeti është mbi të gjitha.

“Bashkëqytetarë të nderuar, Tashmë u bë një vit që njerëzimi po përballet me COVID-19. Një vit që i rikujtoi njerëzimit se: SHËNDETI është mbi të gjitha, SHËNDETI është vlera më e shtrenjtë në jetë, është vlerë që nuk ka çmim.

Në këtë natë festive ndaj dhembjen me të gjitha familjet që humbën më të dashurit e tyre nga COVID-19. Përshëndes dhe uroj të gjithë mantel bardhët dhe stafin mbështetës që sonte janë në shërbim.

Me dëshirën e madhe që në vitin 2021 t’i kthehemi zhvillimit ekonomik, prosperitetit, arsimit, kulturës dhe sportit, uroj qe emri COVID të harrohet sa më shpejt”, ka shkruar Krasniqi.

Lini një Përgjigje

Kuriozitet: Mbi 850 mijë shqiptarëve u ka skaduar karta e identitetit

Hoxhaj: Ditë të mira po vijnë për Kosovën