Me një çmim promovues prej 999 dollarë, Dr. Lim pretendoi se sauna e saj e ozonit po e vriste virusin.
Një mjeke nga Perth, në Australi është gjobitur për ofrimin e trajtimeve false ’të koronavirusit, përfshirë trajtime saune, që ajo pretendonte se do të vriste sëmundjen, raportuan mediat australiane. Dr. Serene Lim, një estetiste dhe mjeke, mori 15 gjoba për shkelje të ligjit në vlerë prej 37,800 $.
Në faqen e saj të internetit, e cila ofron një numër trajtimesh bukurie dhe produkte që rrisin imunitetin, Dr. Lim sugjeroi që melatonina, e cila zakonisht përdoret për të trajtuar pagjumësinë, mund të jetë një ilaç për Covid-19.- Shikoni kërkimet mjekësore. Shkenca tregon për një kurë për koronavirusin vdekjeprurës – thuhet në faqen e saj të internetit. Me një çmim promovues prej 999 dollarë australianë, Lim pretendoi se sauna e saj e ozonit gjithashtu vret virusin.
– E tëra që doja ishte të gjeja mënyrën më të mirë për të forcuar imunitetin, e cila është shumë e rëndësishme – tha Dr. Lim shtoi se ajo bëri gjithçka për shëndetin e njerëzve.E pyetur se çfarë kërkimi po i referohej, Lim nuk pranoi të përgjigjej, duke thënë se do të apelonte vendimin e gjykatës, sepse nuk kishte bërë asgjë të gabuar.
Zëvendës Sekretari i Zyrës Federale të Shëndetit Publik, John Skerritt, tha se deri më tani ata kanë dërguar gjoba të lidhura me Covid-19 në adresat e 40 kompanive të ndryshme gjatë kësaj pandemie me vlerë më shumë se 1 milion dollarë. – Ata përfitojnë nga frika e njerëzve dhe fakti që janë të shqetësuar sepse mund të infektohen nga virusi. Ekzistojnë një numër i pajisjeve të çuditshme dhe të mrekullueshme që shkëlqejnë bukur me ngjyra, por nuk bëjnë asgjë për të parandaluar infeksionin e koronavirusit, tha ai.