in

Austria planifikon testime masive në dhjetor

 

Shtatë milion analiza të antigjenit që tregojnë rezultate brenda pak minutash janë urdhëruar për këtë vend me 8.9 milion banorë.

Testimi masiv për koronavirusin në Austri do të kryhet në dy faza, në dhjetor dhe nw janar për të parandaluar mbylljet e mëtejshme, njoftoi qeveria të premten.

“Disa minuta testimi mund të parandalojnë disa javë mbyllje për të gjithë vendin”, tha kancelari Sebastian Kurz në një deklaratë.

“Ne do të jemi në gjendje të lokalizojmë një numër të madh të njerëzve të infektuar shpejt dhe do të jemi në gjendje të thyejmë zinxhirët e infeksionit”, shtoi ai.

Shtatë milion analiza të antigjenit që tregojnë rezultate brenda pak minutash janë urdhëruar për këtë vend me 8.9 milion banorë.

Testimi do të fillojë me mësuesit në shkolla dhe kopshte në 5 dhe 6 dhjetor kur Austria do të përfundojë karantinën e saj.

Zyrtarët e policisë do të testohen më pas, pasuar nga testimi vullnetar i të gjithë popullsisë.

Lini një Përgjigje

11 viktima e 855 raste pozitive me koronavirus gjatë 24 orëve

Mjekja australiane u dënua për trajtimin kundër coronavirusit në saunë