Pak radhë kujtesë për kushërinjte e pordhaxhiut të openballkancit.
Hungarezi, baroni Nopça, më tha:
” – Leri sllavët të lirë e do të shohësh a do të ketë vend për njeri tjetër. Këtë mbajeni mend mirë !”
E. Durham “Njëzet vjet ngatërresa ballkanike” faqe 49.
Nuk ma kishte marrë kurrë mendja se serbët do të dilnin drejt Adriatikut, dhe as kisha dëgjuar të flitej për këtë. Kërkesa e tyre për Durrësin si port ishte dhe është revoltuese. Atje nuk kishte “vëllezër serbë për t’i çliruar”
E. Durham “Lavditë e luftës” faqe 2
Edwin Jacques për këtë shkruan:
“Me afrimin e ushtrive serbe, (nëntor 1912, shënimi im), një delegacion nga paria e qytetit (Durrësit), doli që të njoftonte komandantin (e ushtrise serbe), se ai tani ndodhej ne truall shqiptar e jo turk.
Komandanti (serb) tha se nuk kishte dijeni fare per nje Shqiperi, dhe urdheri i tij ishte te pushtonte Durresin, Prandaj me 28 nentor 1912, ai uli flamurin shqiptar dhe ngriti ate te Serbisë. Pastaj ushtaret e tij vershuan drejt detit, duke ngulur shpatat e zhveshura ne uje therrisnin :
” Zhiveo ! Zhiveo ! “
( Edwin E. Jacques ” The Albanians… ” Faqe 305 )
Ushtria serbe kur mori urdhër të largohej, u hakmor në mënyrë mizore mbi disa krahina fatkeqe ku kaloi. Në mënyrë të veçantë vuajti Puka. Kur erdhën serbët në nëntor 1912 në Flet-Pukë pati nëntë të vrarë. Kur u kthyen në prill vranë pesëdhjetë e dy veta nga popullsia e pambrojtur, shumica gra e fëmijë, e duke djegur e plaçkitur shtëpitë.
Njerëzit e gjorë nga Arsi tregonin për gjëra edhe më të këqia. Ata u argëtuan duke mbytur viktimat e tyre: “Jo shpejt , ashtu siç therin delen, por ngadalë. Ata bënin prerje të vogla te noçkat e duarve, te bërrylat dhe në qafë, që të zgjatej shumë vdekja”. Disa gra, me pantomimë të gjallë dhe të tmerrshme, përshkruanin mënyrën e prerjeve dhe se si serbët u kërcenin përqark viktimave që vdisnin.”
E. Durham “Çfarë lë lufta pas” faqe 3, 4.
Më kujtohet një burrë që erdhi me gruan e tre djemtë nga një fshat i Prizrenit.
“Kur dëgjuam se po vjen ushtria serbe i thashë vëllait të ikim, pasi e dija se ç’ishin ushtarët serbë. – Ne s’kemi bërë asgjë, – më tha. Unë mora gruan dy djemte dhe djalin e tij dhe ikëm malit përpjetë. Shpejt e pamë fshatin të digjej. Njerëzit që shpëtuan më thanë se vëllain ma vranë. Më vjen marre me lypë, pasi nuk e kam mendue kurrë, pasi gjithmonë kam dhanë e pritë mysafirë.” Gruaja e tij shpërtheu në lot…!
E. Durham “Fjala e fundit” faqe 3
Nga krahinat e pushtuara vinin njoftime të dhimshme për mizoritë e egra që bënin serbët ndaj popullsisë shqiptare. Dhe serbët nuk i fshihnin bëmat e tyre, por mburreshin me to. Një oficer serb desh u mbyt me birrë nga e qeshura, kur më tregoi sesi ushtarët e tij kishin therur me bajoneta gratë e fëmijët e Lumës. Një Petroviç u ngrefos si gjel dhe tha se për dy vjet asnjë njeri në tokat e pushtuara nuk do të guxonte ta fliste më “atë gjuhë të ndyrë” (shqipen). Faktet vërtetuan se këto ishin të vërteta. Nuk ka pasur turk të jetë sjellë me armenët si u sollën serbët me shqiptarët në emër të kishës së “shenjtë ortodokse”!
Nga Gjakova erdhën lajme se At Paliçin, një françeskan trim, të cilin e pata takuar në vitin 1908, e kishin vrarë me bajoneta sepse nuk kishte pranuar të bënte kryqin sipas mënyrës ortodokse serbe. Hollësitë tregoheshin si nga muslimanët dhe katolikët shqiptarë. Vrasja e tij bëri bujë të madhe. U krijua një komision për zharrosjen e tij i kryesuar nga peshkopi i Prizrenit, imzot Mjeda. Trupi i At Paliçit u nxorr nga varri dhe u vërtetua se ishte mbytur me bajoneta, e s’kishte asnjë plagë plumbi, siç e paraqitën sllavët se ishte qëlluar nga një plumb gjatë një përpjekje. Austria e pranoi ndjesën, por serbët vazhdonin të çirreshin “vdekje shqiptarëve!”
E. Durham (Po aty “Pikat e para të shtërngatës” faqe 5-6)
Ata që tregonin për egërsinë e serbëve në Malësi u konfirmuan plotësisht nga një letër e një ushtari të ushtrisë serbe, që i ishte dërguar gazetës “Radniçke Novina” (Shih raportin Carnegie):
“I dashur mik, – shkruante ushtari, – po ndodhin gjëra të llahtarëshme. Jam tmerruar fare. Nuk guxoj të shkruaj më gjatë, por mund të them vetëm se Luma nuk ekziston më. Vendi është mbuluar me kufoma dhe hi.”
E. Durham (Po aty faqe 18)
Fiset Dielli dhe Berisha të Grudës u trajtuan keq nga ardhësit serb, të cilët vepruan mizorisht si kundë muslimanëve dhe katolikëve. Një plake të gjorë i shkulën unazën, për të vetmin “krim” të saj se ishte katolike. Takova shumë refugjatë të mjerë nga Gruda, e s’kisha mundësi ti ndihmoja. Një armik i ri po bënte me dhunë shpërnguljen e popullatës.
E. Durham “Grupi i Malësisë së Madhe” faqe 2.