in

Mirlinda Ademi, shqiptarja që doktoroi në Universitetin Cambridge

Kombi shqiptar përherë ka nxjerrë njerëz të shquar që ia kanë rritur krenarinë dhe e kanë radhitur përkrah kombeve të mëdhenj me njerëz të shquar.

E ajo që së fundmi po bën krenarë shqiptarët është Mirlinda Ademi, një vajzë e re me prejardhje nga Gostivari, e cila vetëm pak para disa muajsh doktoroi në Universitetin Cambridge në Londër.

Ajo mbrojti me sukses disertacionin e doktoraturës me temë “Eksplorimi i rolit të gjeneve SARM 1 dhe NMNAT 2 në sëmundjet nervore njerëzore” nën mentorimin e profesor Michael Coleman dhe mori titullin doktor i shkencave neurologjike.

E lindur në Linz, Mirlinda shkollimin fillor dhe të mesëm i kreu në Austri. Rrjedh nga një familje intelektuale me prindër Hashim dhe Lume Ademi. Meqë ishte vajza e parë e familjes, kishte si pikë referimi dajën e saj, mjekun neurolog nga Gostivari, dr. Adi Jakupi. Mirlinda sot është shembull për motrën më të vogël Zaren dhe të vëllaun, Bekimin.

Studimet pranë universitetit të mjeksisë i kreu në Vjenë në korrik të vitit 2018 dhe fiton dy bursa, bursën MRC DTP scholarship dhe atë të vice-chancellor`s award, për ti vazhduar studimet postdiplomike në Cambridge të Anglisë.

Në tetor të vitit 2018 filloi me studimet postdiplomike në Universitetin e Cambridge – it të Anglisë, dhe në shkurt të vitit 2023 mbrojti me sukses temën e doktoraturës „Roli i gjeneve SARM1 dhe NMNAT2 në semundjet nervore njerzore“, rezultatet e së cilës janë publikuar në gazetën Scientific Reports.

Gjatë kohës së doktoraturës është marrë me kërkime shkencore në departamentin „Clinical Neurosciences“, në laboratorin e Prof. Michael Coleman, që është ekspert botëror në lëminë e degjenerimeve nervore.

Punimi shkencor është vlerësuar shumë nga komisioni në përbërje : Prof. Evan Reid nga universiteti Cambridge dhe Dr. James Sleigh nga universiteti University College London.

Gjatë studimeve në universitetin e mjeksisë në Vjenë, Mirlinda është marrë poashtu edhe me kërkime shkencore te laboratori i Prof. Christoph Binder dhe Prof. Colin Goding ne Oxford. Për punimet e saja Mirlinda ka fituar më shume çmime, ndër ta çmimin “Erwin Wenzl” në Austri dhe “Stephen W. Kuffler” në Hungari. Gjatë studimeve Mirlinda ka punuar si asistente në Universitetin e mjeksisë në Vjenë dhe në Cambridge

Lini një Përgjigje

Burrat me maska vranë një dhe plagosen tre veta në Runik të Skëderajt

Dy të vdekur dhe tre të lënduar në Maqedoninë e veriut