in

Mira Meksi shpallet shkrimtarja më e mirë e 2023-it

Një ditë para mbylljes së Panairit të 26-të të Librit, janë shpallur çmimet për veprën më të mirë studimore, për shkrimtarin, përkthyesin, autorin për fëmijë dhe për përkthimin më të mirë nga gjuha frënge. Kriteri për shpalljen e fituesve, ka qenë që ata të mos kenë marrë çmime në edicionet e kaluara të panaireve.

Mes emrave fitues, vihet re që janë kryesisht gra, si Mira Meksi, Diana Çuli, Rudina Çupi dhe Ana Kove. Vetëm çmimin për veprën më të mirë studimore e ka marrë Thomas Frashëri.

Çmimet për veprat më të mira letrare ndahen si më poshtë:

– Çmimi Shkrimtari më i mirë i vitit 2023 i jepet znj. Mira Meksi, për romanin “Parisi vret”, me këtë motivacion:Për gërshetimin e erudicionit me hedonizmin, për zhytjen në zgafellet e historisë dhe të psikologjisë; për shkrirjen e fakteve me trillimin; për një këndvështrim tjetër mbi disa tabu me rrënjët në kohën e diktaturës, të cilat ende na shoqërojnë; për lëvrimin elegant të gjuhës.

– Çmimi Përkthyesi më i mirë i vitit 2023 i jepet znj. Ana Kove, për romanin “Daullja prej llamarine”, nga Gunter Grass, me këtë motivacion:Për ballafaqimin e denjë me librin kompleks të një autori sfidues; për përcjelljen në shqip të fantazisë së tij të guximshme, të tisit satirik dhe simbolikës… Për pasurimin në mënyrë cilësore të bibliotekës së shqipes me një gur miliar të letërsisë botërore.

Lini një Përgjigje

Izraeli nxjerr pamjet: Tuneli i Hamasit poshtë spitalit Al-Shifa

DOLI NGA SHTYPI LIBRI "2000 VJET KRISHTERIM TE SHQIPTARËT"▪︎