Ministrja e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla, në një postim në Twitter, ka reaguar pas një paraqitjeje në Batajnicë, ku presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, tha se ndihet krenar që ka dhënë leje për të kryer gërmime në varreza masive në Serbi. Aty vend ku u gjetën 744 trupa të shqiptarëve të vrarë, është edhe axha i ministres.
Dhe në fund e porosit Vuçiqin se nuk mund ta vizitojë Kosovën pa kërkuar falje për krimet dhe gjenocidin ndaj populli shqiptar në Kosovë.
Postimi i plotë i ministres:
Vuçiqi paska deklaruar mbrëmë në përurimin e një spitali në Batajnicë (mu aty ku u gjetën 744 trupa të shqiptarëve të vrarë e masakruar-në mesin e të cilëve edhe axha im nga masakra e Lybeniqit) se ‘ndihet krenar’ që është kryetar i një shteti që pas 21 vitesh përfundim të luftës, kanë dhënë leje për të kryer gërmime në varrezat masive të shqiptarëve të vrarë e masakruar nga Serbia. E pyes publikisht Vuçiqin, si familjare e prekur nga gjenocidi i Serbisë në Kosovë: a je ndier “pokaq krenar” edhe kur ke qenë në tavolinën ku u mor vendimi për të kryer këtë krime kundër shqiptarëve të Kosovës?!
E përsëris edhe një here përgjigjen e vetme dhe të përhershme për të gjitha kërkesat e ardhshme të Vuçiqit dhe të tjerëve: NUK KA LEJE PËR JU PËR VIZITA NË KOSOVË PËRDERISA NUK KËRKONI FALJE PËR GJENOCIDIN E KRYER NDAJ POPULLIT TONË, DHE PËRDERISA NUK VIHEN PARA DREJTËSISË NDËRKOMBËTARE PËRGJEGJËSIT E ATIJ GJENOCIDI.
Ka përfunduar koha kur Kosova është keqpërdorë si monedhë transaksioni ndërkombëtar dhe si platformë për show politik për Vuçiqin dhe Serbinë.


