in

Ministrja Haxhiu shpërblen prokuroren që e arrestoi Haki Rugovën

Prokurorja që e arrestoi Haki Rugovën është shpërblyer nga ministrja Albulena Haxhiu me postin e anëtares së provimit të jurisprudencës.

RTK ka informata të konfirmuara se Valbona Disha Haxhosaj është shpërblyer me këtë post për shkak të siç e quan Albulena Haxhiu, veprimit të guximshëm lidhur me arrestimin e Haki Rugovës. Edhe pse kjo prokurore ka pasur procedurë disiplinore dhe ndëshkim për shkelje të kodit të etikës, ajo u shpërblye nga Albulena Haxhiu vetëm pse persekutoi Haki Rugovën.

Sipas burimeve në kabinetin e ministres, pas kërkesës së Albulena Haxhiut që prokurorja të mos ndalet me veprimet e saj ndaj Haki Rugovës, Valbona Disha i ka premtuar Albulena Haxhiut se ndaj Haki Rugovës do të ngrejë aktakuzën shumë shpejt.

Lini një Përgjigje

Ky është vendimi për policin që dyshohet se sulmoi seksualisht 15-vjeçaren për pesë muaj

Haxhiu do të ndërmarrë procedurat për shkarkimin e Drejtorit të ShK, Nehat Thaçi