in

Ministrja Gërvalla i dërgon telegram ngushëllimi homologut të saj nga Maqedonia e Veriut për viktimat e aksidentit tragjik

 

Prishtinë, 23 nëntor 2021 – Ministrja e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës e Republikës së Kosovës, znj. Donika Gërvalla, i ka dërguar telegram ngushëllimi homologut të saj nga Maqedonia e Veriut, z. Bujar Osmani, për humbjen e jetëve të dhjetëra qytetarëve të Maqedonisë së Veriut në aksidentin tragjik në mëngjesin e sotëm në Bullgari.Në telegramin e ministres së Jashtme, thuhet:Me trishtim të thellë mora lajmin për aksidentin tragjik në Bullgari, ku në mëngjesin e sotëm humbën jetën 46 persona nga Maqedonia e Veriut.Pranoni ngushëllimet më të sinqerta në emrin tim dhe të të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës, për Ju, familjarët e viktimave dhe të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut për këtë humbje të madhe dhe tragjike.Sot të gjithë ne bashkëndiejmë me Ju dhe lutemi që të lënduarit të shërohen sa më parë.Dua gjithashtu të theksoj gatishmërinë e Qeverisë së Republikës së Kosovës për të qenë pran dhe për të ndihmuar në çdo gjë që është e nevojshme për qytetarët dhe institucionet e Maqedonisë së Veriut në këtë moment të kobshëm.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Loading…

0

Vrasja e Xhemail Mustafës ishte vrasja më rëndë e pasluftës

Presidentja Osmani: Liria do të jetë e plotë vetëm kur të ketë drejtësi për vrasjen e Xhamajl Mustafës