in

Ministri Zemaj premton përkrahje për stafin mjekësor dhe pacientët

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, mbrëmjen e sotme ka vizituar Klinikën Infektive, në Prishtinë, ku është takuar me stafin mjekësor, i cili po bën një punë të madhe me pacientët e shtrirë me koronavirus. Nëpërmjet një postimi në Facebook ai i falënderon për angazhimin maksimal dhe premton se as pacientëve të mos u mungojë asgjë. 

“24 orë në ditë, 7 ditë të javës, tash e nëntë muaj, Klinika Infektive është epiqendra e pacientëve të infektuar me Covid 19.

Ekipi i mjekëve dhe personeli shëndetësor, me drejtoreshën, Dr. Lindita Ajvazi Berisha në krye, edhe pse me numrin e madh të pacientëve, asnjëherë nuk u dorëzuan.

Stafin dhe punonjësit e Klinikës Infektive i falënderoj dhe siguroj që po bëjmë të pamundurën që të infektuarve të hospitalizuar me Covid 19, mos t’i mungojë asgjë.

Të gjithë, në një vijë të përbashkët, dje, sonte e nesër, duke i respektuar të gjitha masat dhe vendimet, arrijmë sukses.

Ruaje veten nga virusi, ashtu e ruan familjen dhe shtetin.

Barte maskën!Ruaje distancën!Mbaje higjienën!”, përfundon postimi i ministrit Zemaj.

Lini një Përgjigje

Derek Adams, komandant i ri i Komandës Rajonale të KFOR-it, Lindje

Shqipëria mund Kazakistanin 3-1, merr vendin e dytë në grup