in

Ministri Quni: Një vend mik ka shprehur dëshirën të sjellë disa helikopterë ‘Black Hawk’ për Ushtrinë e Kosovës

Kosova ka pasur oferta t’i marrë disa helikopterë, ka thënë ministri i Mbrojtjes, Anton Quni në debatin ‘Kallxo Përnime’.“Është një partner, një vend mik, që ka shprehur dëshirën që menjëherë, brenda 24 orëve, t’i sjellë 6 helikopterë ‘Black Hawk’”, tha ministri Quni përballë Jeta Xharrës.

Sipas ministrit, Kosova nuk i ka pranuar për shkak se për këta helikopterë duhet pasur pilotët, teknikët e mirëmbajtjes, depot e karburantit, duhet pasur sistemet e navigimit, vëzhgimit ajror, sistemin e komunikimit, forcat rezervë, pozicionet që shfrytëzohen në kohë paqe e në kohë lufte.“Nuk është thjesht vetëm me ble helikopterin dhe me sjell këtu, por kur ta sjellësh këtu ai helikopter të jetë funksional”, theksoi ministri Anton Quni, transmeton Njëkomb. org

Lini një Përgjigje

Vetëvendosje garon në Shqipëri në zgjedhjet e 25 prillit

Ja si mafia nga Shqipëria vepron në vendin amerikano-latin