in

Ministri Mehaj: vazhdojnë me sukses operacionet e Forcës së Sigurisë krah me forcat amerikane

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj thotë se po vazhdojnë me sukses operacionet trajnuese të Forcës së Sigurisë së Kosovës, krah për krah me forcat amerikane që po bëhen në kuadër të stërvitjes “Defender Europe 21”.

Mehaj nëpërmjet një shkrimi në “facebook” ka shpërndara fotografi nga stërvitjet e ushtarëve ku ka thënë edhe se Kosova dhe forcat e saj dëshmojnë fuqishëm partneritetin e ngushtë dhe të përhershëm me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Po vazhdojnë me sukses operacionet trajnuese krah për krah me forcat Amerikane, në kuadër të stërvitjes ‘DEFENDER-Europe 21’. Kosova dhe forcat e saj dëshmojnë fuqishëm partneritetin e ngushtë dhe të përhershëm me SHBA-në dhe forcat e saj si dhe gatishmërinë e plotë për të kontribuar për paqen, sigurinë dhe stabilitetin rajonal dhe më gjerë. Rruga jonë është drejt NATO-s”, ka shkruar Mehaj.

TË REKOMANDUARA

Mehaj: Kosova dhe forcat e saj dëshmojnë partneritetin me SHBA-në

SHBA-ja kërkon zbatimin e marrëveshjes së UashingtonitTË FUNDIT

Kurti shkruan për ushtrimet e FSK-së me ushtrinë amerikane

Takimi Kurti-Haradinaj sot në orën 12:00Mehaj: Kosova dhe forcat e saj dëshmojnë partneritetin me SHBA-nëHaradinaj: Çdo ditë e shqiptarëve, e mbushur me kujtim për heroizëmKërkohet lirimi i masave antiCOVID-19, gastronomët sot protestë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Loading…

0

Goditet grupi kriminal shqiptaro-kolumbian në Itali, sekuestrohen 365 kg drogë

Blinken në Jeruzalem, premton mbështetje për rindërtimin e Gazës