Ministri i Jashtëm i Polonisë, Zbigniew Rau ka arritur sot për një vizitë zyrtare në Kosovë.
Ai është pritur në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë nga Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla.
Ministri Rau nesër do të pritet edhe nga Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, Kryekuvendari, Glauk Konjufca si dhe nga ministrja Gërvalla.
Në këtë vizitë zyrtare ai do të qëndrojë për dy ditë në Kosovë.


