in

Ministri gjerman i Mbrojtjes sot në Kosovë

Ministri i Mbrojtjes i Gjermanisë, Boris Pistorius, sot viziton Kosovën, ku do të pritet nga presidentja Vjosa Osmani, kyreministri Albin Kurti dhe ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci

Pistorius gjatë kësaj vizite do të jetë i shoqëruar nga deputetët të Bundestagut dhe ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde.

Takimi me presidenten Osmani do të mbahet në Presidencë duke filluar nga ora 11:00, pas të cilit do të mbahet edhe një konferencë për media.

Në oren 12 e 30, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pret për vizitë ministrin e Mbrojtjes të Gjermanisë, Boris Pistorius. 

Ministri gjerman në Ministrinë e Mbrojtjes do të pritet me ceremoni zyrtare, e shoqëruar me togun ceremonial të FSK-së, nga ora 13:30.

Pas ceremonisë ushtarake, të dy ministrat e mbrojtjes dhe delegacionet përkatëse do të mbajnë takim bilateral.

Lini një Përgjigje

A ka diçka me të cilën mund të krenoheshin Rusia e Serbia ?

Sulme të tjera ajrore amerikane dhe britanike në Jemen