Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, nëpërmjet një postimi në Facebook, ka njoftuar se pas shfaqjes së disa simptomave, është testuar për Covid-19 dhe ka rezultuar pozitiv.
“Me shëndet jam mirë dhe nuk kam ndonjë komplikim. Ju lutem keni kujdes dhe përmbahuni masave kundër Covid-19. Të bashkuar do t’ia dalim”, ka shtuar ministri Abrashi.