in

Minatorët e “Trepçës” e përfunduan grevën

Minatorët e kombinatit metalurgjik “Trepça” kanë përfunduar grevën, pasi që iu është konfirmuar nga Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit se pagat për muajin tetor do të transferohen në llogaritë e tyre.

Ndërprerjen e grevës e ka konfirmuar Gani Osmani nga Sindikata e Punëtorëve të kësaj ndërmarrjeje.

“Greva ka përfunduar, minatorët kanë dalë nga miniera aty ku kanë qëndruar disa, nga dita e mërkurë e disa që nga mëngjesi i ditës së sotme. Greva është ndërprerë pasi që janë informuar se pagat do t’iu dalin në xhirollogari”, tha Osmani.

Minatorët e kombinatit metalurgjik “Trepça”, u futën në grevë të mërkurën, pasi që nuk i kanë marrë pagat e muajit tetor.

Pas kësaj situate të krijuar, ushtruesi i detyrës së drejtorit të Bordit të ndërmarrjes “Trepça”, Hysen Vrajolli, dha dorëheqje.

Pas dorëheqjes së Vrajollit në këtë detyrë është emëruar Enes Muzaqi.

Lini një Përgjigje

Ambasadori Kosnett u takua me komandantin e ri të KFOR-it, Franco Federici

Macron rikonfirmon mbështetjen për Kosovën dhe vizitën në vendin tonë