in

Minatorët e “Trepçës” në grevë, kërkojnë pagat e muajit tetor

Dje e kanë ndërprerë punën ndërrimi i dytë dhe i tretë, ndërsa sot nuk do të punojë asnjë ndërrim pa i marrë pagat minatorët e “Trepçës”, thanë këtu.Minatorët e minierës së “Trepçës” në Stantërg kanë ndërprerë punën në këtë minierë për shkak të mosmarrjes së pagave për muajin tetor.

Këtë e ka konfirmuar për gazetën “Epoka e re”, Gani Osmani, kryetar i Sindikatës së Punëtorëve të kësaj miniere.

Sipas tij, që nga dita e djeshme ndërrimi i dytë dhe i tretë nuk kanë punuar dhe se sot kanë vendosur që të tria ndërrimet të hyjnë në grevë.

“E vetmja arsye pse jemi në grevë janë pagat e muajit tetor. Kemi biseduar me menaxherin i cili na ka thënë se për momentin nuk ka mjete. Nuk dimë kur do t’i marrim pagat, por deri atëherë ne nuk do të punojmë”, ka thënë Osmani.

Lini një Përgjigje

Policia e Kosovës u bën apel shoferëve

Ahmeti: Prishtina në zonë të kuqe, e kufijtë hapur, pa kurrfarë efekti