in

Meta për Gjergj Kastriotin: Përcaktuesi vendimtar i përkatësisë tonë europiane

rtsh.al

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka përkujtuar 555-vjetorin e vdekjes së Heroit Kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeu. Meta shkruan se Gjergj Kastriot Skënderbeu, është përcaktuesi vendimtar i përkatësisë europiane dhe sipas kreut të Partisë së Lirisë, do mbetet krenaria, frymëzimi dhe lavdia e shqiptarëve.

“Në 555-vjetorin e kalimit në përjetësi të Kryeheroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, “shqiptarit më të gjallë ndër shqiptarët e gjallë” nderojmë sot kujtimin dhe veprën frymëzuese të simbolit tonë më përbashkues në mbrojtje të lirisë, dinjitetit njerëzor dhe identitetit tonë kombëtar. Përcaktuesi vendimtar i përkatësisë tonë europiane, Heroi ynë Kombëtar dhe i Europës së Bashkuar do të mbetet përherë krenaria, frymëzimi, fuqia dhe lavdia jonë”, shkruan Meta në rrjetin social Facebook.

Lini një Përgjigje

Satirë: Pas Vuçiqit konferencë shtypi organizoi edhe Daçiq

Ibrahim El Salih Lekica ka bërë thirrje në mbështetje të ISIS-it terroriste