in

Meta: Kosova duhet të jetë sa më parë anëtare e NATO-s

Presidenti I Shqipërisë, Ilir Meta, ka përshëndetur vendimin e Parlamentit të Kosovës për të autorizuar Forcën e Sigurisë së Kosovës që të marrë pjesë në misionet paqeruajtëse në botë

Kreu i Shqipërisë thekson se Kosova e meriton plotësisht që të jetë sa më parë anëtare e NATO-s.

“Përshëndes vendimin historik të Parlamentit të Kosovës për të autorizuar Forcën e Sigurisë së Kosovës të marrë pjesë në misionet paqeruajtëse në botë, në bashkëpunim me ushtrinë amerikane. Kosova dëshmon qartë çdo ditë se është jo vetëm një faktor i rëndësishëm për paqen, stabilitetin e sigurinë në rajon, por edhe promovuese e këtyre vlerave në botë. Kosova e meriton plotësisht të jetë sa më parë anëtare e NATO-s dhe do të ketë mbështetjen e pakursyer të Shqipërisë në këtë drejtim”, shkruan Meta në një postim në Facebook.

Ushtria e Kosovës do të renditet përkrah Ushtrisë amerikane në misione paqeruajtëse.

Lini një Përgjigje

Kina nuk e lejon ekipin e OBSH-së të hetojë koronavirusin në Wuhan

Vetëvendosje garon në Shqipëri në zgjedhjet e 25 prillit