in

Messi e meriton që ta fitojë titullin kampion

Lionel Messi e meriton ta udhëheqë Argjentinën drejt lavdisë në finalen e së dielës dhe ta çojë lart trofeun e Kupës së Botës, sipas ish-futbollistit të njohur brazilian, Rivaldos.

Messi bëri një paraqitje të jashtëzakonshme kur Argjentina mposhti Kroacinë 3-0 në gjysmëfinalen e së martës, duke realizuar një gol dhe duke asistuar për një tjetër të realizuar nga Julian Alvarez. 

“Ne nuk kemi Brazilin dhe Neymarin në këtë finale, ndaj do të jem me Argjentinën. Nuk kam fjalë për ty, Lionel Messi;  e meriton këtë titull për personin që jeni dhe për futbollin e mrekullueshëm që keni luajtur gjithmonë”, ka shkruar braziliani në Instagram.

Argjentina do të takohet në finalen e 17 dhjetorit me fituesin e ndeshjes Franca – Maroku që do të kuptohet sonte. 

Rivaldo ishte pjesë e Brazilit që kishte fituar titullin më 2002 në Botërorin e mbajtur në Japoni dhe në Kore të Jugut. 

Lini një Përgjigje

Franca fiton ndaj Marokut

Ish-spiunët e Mossad “pushtojnë” Hollywood