in

Mehaj nderohet me urdhrin ushtarak ‘Kryqi i Nderit në Ar’ të Gjermanisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, me ftesë të ambasadorit të Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde, mori pjesë në ceremoninë e ndarjes së urdhrit ushtarak “Kryqi i Nderit në Ar” të Forcave të Armatosura Federale të Gjermanisë për ish-ministrin e Mbrojtjes, Armend Mehaj.

Në këtë ceremoni që u mbajt në rezidencën e ambasadorit gjerman, Rohde, përmes kësaj dekorate u vlerësua lartë edhe një herë puna, bashkëpunimi, profesionalizmi dhe angazhimi i ish-ministrit Mehaj në Qeverinë e Republikës së Kosovës përgjatë këtyre 29 muajve që ushtroi pozitën e ministrit të Mbrojtjes.

Kurse ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde, tha se me kënaqësi ia ka dhënë “Kryqin e Nderit në Ar” nga Forcat e Armatosura Federale, ish-ministrit të Mbrojtjes Armend Mehaj, duke njohur rolin e tij kryesor në forcimin e bashkëpunimit ndërmjet Forcave të Sigurisë së Kosovës dhe Forcave të Armatosura Federale të Gjermanisë. Sipas tij, ky urdhër për Mehaj është nder i merituar.

Lini një Përgjigje

“Shqiptarët janë barbarë, me prirje anarkike”, thotë Nexhi Spahiu në “Novosti”

Revista italiane: Miti i rremë i pushimeve me kosto të ulët në Shqipëri