in

Me “Zgjoin”, edhe Zvicra ka një film artistik, konkurrues për Oscar

Agjencia e promovimit Swiss Films ka njoftuar gjatë ditëve të festës se “Amka Film Productions” në Savosa afër Luganos ka hyrë në listën e ngushtë në kategorinë e “Filmit të animuar” me filmin e shkurtër “Only a Child” nga Simone Giampaolo.

Ky film bën pjesë tashmë në mesin e 15 të përzgjedhurve në kategorinë e vet nga gjithsej 82 filmat që mund të shpresojnë për një nominim për Oscar, në të gjitha kategoritë, shkruan Kleinraport.ch.

Por, thekson mediumi zviceran, është një bashkëprodhim tjetër zviceran që i përshkruhen shpresa të mëdha për të fituar çmimin Oskar, madje në kategorinë “mbretërore” atë të filmit artistik (“International Feature”), transmeton albinfo.ch.

Fjala është për filmin artistik “Hive” (Zgjoi) të regjisores kosovare Blerta Basholli. Ai është bashkëprodhim i shtëpisë filmike “Alva Film Production” me seli në Gjenevë dhe Radio Télévison Suisse RTS me shtetet përkatëse: Kosovë, Maqedoni e Veriut dhe Shqipëri.

“Hive” u nominua nga Kosova për kategorinë e filmit më të mirë artistik joamerikan dhe tani është në listën e 15 filmave konkurrues.

Filmi ka festuar premierën e tij botërore në Festivalin e Filmit Sundance, ku është nderuar me Çmimin e Madh të Jurisë, Çmimin për Regjisorin më të Mirë dhe Çmimin e Publikut të “World Cinema Dramatic Competition”, siç quhet ky festival zyrtarisht, shkruan mediumi zviceran.

Fabula e filmit është frymëzuar nga ngjarje reale dhe tregon për një grua me vullnet të fortë dhe guximtare në Krushën e Madhe, të cilësuar si “fshati i të vejave”, pas masakrës në mars 1999, trasnmeton albinfo.ch. Ajo merr jetën në duart e saj, merr patentën e shoferit dhe themelon një kooperativë bujqësore, pavarësisht presionit të strukturave patriarkale në fshatin e saj.

Siç raportohet në Klein Report, edhe një film tjetër zviceran ka hyrë në listën e ngushtë të Oscar-it në kategorinë “Live Action”. Fjala është për filmin “Ala Kachuu – Merr dhe Vrapo” me regji të Maria Brendle.Albinfo.ch

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Loading…

0

Karantina Serbi -Shqipëri nuk mund të quhet minishengen

Vuçiç: S’e dimë ku i kemi kufijtë na duhet te shikojmë hartat deri në Shqipëri