Të dhënat e fundit nga Amerika tregojnë se mbi 73% e të rriturve në Sh.B.A janë mbipeshë ose obezë.
Nga ata, 42% e të rriturve (mbi 18 vjeç) amerikanë ishin obezë dhe 10% e tyre ishin tepër obezë, ndërsa 30.7% të tjerë ishin mbipeshë me një indeks të masës trupore (BMI) prej 25 deri 29.9.
BMI është pesha e një personi në kilogram e ndarë nga katrori i lartësisë në metra, me diapazonin e mbipeshës midis 25 dhe 29.9 dhe obezitetit nga 30 në 39.9 . Për të kalkuluar më saktësisht se cila është masa trupore e juaj dhe nëse jeni në kategorinë të shëndetshëm apo obezë, atëherë llogariteni gjatësinë, peshën dhe moshën tuaj në tabelën e mëposhtme.

Një raport i ri ka zbuluar gjithashtu se 19.3% e fëmijëve dhe të rinjve, të moshës midis dy dhe 19 vjeç, ishin mbipeshë, me 6.1% të fëmijëve të identifikuar si obezë.
Obeziteti ndikon në cilësinë e jetës mes atyre me hipertension arterial pulmonar
Shkalla e mbipeshës tek femijët vazhdon të rritët
Kjo e gjitha vjen nga Anketa Kombëtare e Shëndetit dhe Ekzaminimit të Ushqimit 2017-2018 (NHANES), e cila sapo është botuar, dhe përfaqëson një rritje përgjysmë më shumë që nga viti 1999-2000.
Mikrobiota e trupit e kombinuar me mbipeshë dhe diabetin rrit ashpërsinë e Kovid-19, dhe gjithashtu është zbuluar se obeziteti ndikon në funksionimin normal të trurit.
Grupmosha me normat më të larta të obezitetit ishin ato të moshës ndërmjet 40 deri në 59 vjeç ku 45% e njerëzve kishin një BMI prej 30 ose më të lartë, ku burrat e moshës së mesme mbizotëronin me normën e obezitetit, me 46 përqind.
Këto nivele të larta të mbipeshës kanë dallim të theksuar me studimet që ishin bërë gjatë viteve 1960-1962 kur vetëm 13.4% e të rriturve ishin obezë dhe më pak se 1% ishin tepër obezë. Përafërsisht 31.5% e të rriturve amerikanë u konsideruan mbipeshë gjatë kësaj periudhe. Diabetes.co.uk Përgatiti: Valmir Mehmetaj